top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROJEKTLIGJI I QEVERISË: BANKAT ZERO TARIFË LLOGARIVE TË SHTRESAVE NË NEVOJË DHE TË PENSIONISTËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 13, 2023
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Një ligj i posaçëm do të detyrojë bankat e nivelit të dytë të ofrojnë shërbime me tarifa zero për llogaritë bankare për qytetarët e skemave të ndihmës ekonomike dhe pensionistët. Komisioni për Çështjet Evropiane, miratoi projektligjin për “Llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, i cili ka për qëllim uljen e përdorimit të parasë kesh (cash) në ekonomi, dhe të përmbushë kërkesat e Bashkimit Europian. Znj. Adela Xhemali, zv/ministre e Financave dhe Ekonomisë tha, se: “përmes këtij projektligji kemi qëllim të krijojmë kushte për mosdiskriminimin e konsumatorëve, të detyrojmë bankat të mos refuzojnë hapjen e një llogarie bazike, veç rasteve të pastrimit të parave, evazionit fiskal, apo financimit të terrorizmit. Sigurisht kemi menduar që llogaritë që do të hapen, do t’u nënshtrohen kontrolleve për parandalimin e veprimtarive si pastrimi i parave apo evazioni fiskal. Duhet theksuar se llogaritë do të hapen vetëm në monedhën Lek, jo në monedha të huaja”, u shpreh Drejtori i mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, z. Deniz Deralla. Projektligji në fjalë parashikon që bankat të ofrojnë shërbime me tarifa zero, për hapjen dhe përdorimin e llogarive bankare, për kategoritë e qytetarëve që përfitojnë nga skemat e ndihmës ekonomike, apo pensionistët. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page