top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRISHTINË: U PËRURUA BUSTI I HASAN PRISHTINËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 25, 2023
  • 1 min read

ree

Prishtinë, Kosovë | Për nder të 150 vjetorit të lindjes, dhe 90 vjetorit të vdekjes së atdhetarit Hasan Prishtina, sot, u përurua busti i tij. Gjatë ceremonisë, nipi i Hasan Prishtinës, z. Mehmet Prishtina, tha: “150 vjetori i lindjes dhe 90 vjetori i vrasjes së kryeministrit të tetë të Shqipërisë, heroit kombëtar Hasan Prishtina, fondacioni ‘Hasan Prishtina’ ka organizuar në vitin 2023 si vit i Hasan Prishtinës. Aktivitetet sot janë mbajtur në këto qendra, Tiranë, Shkup, Selanik, Dibër si dhe në shumë treva tjera në të cilat ka vepru kolosi ynë Hasan Prishtina. Është inauguruar busti i heroit Hasan Prishtinë në Dibër, sot po inaugurojmë këtë bust në Prishtinë, dhe për të mbyll këtë vit jubilar me inaugurimin në Kukës, dhe jo rastësisht aty ku u prehën eshtrat e Hasan Prishtinës, aty ku u riatdhesuan në vitin 1977 nga Selaniku në Kukës. Pasardhësi i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), z. Loris Kastrioti i Dytë tha, se: “sot po festohet një ditë shumë e rëndësishme, pasi siç u shpreh ai po kujtojmë se nga vimë. Z. Qemal Vlora (nipi i atdhetarit të madh, shpallësit të Pavarësisë, Ismail Qemalit tha, se: “ndjehet shumë i lumtur që është i pranishëm në zbulimin e bustit të heroit, Hasan Prishtina. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page