PRESIDENTJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NJOFTOI SE KA DEKRETUAR HAPJEN E MISIONIT TË POSAÇËM NË VATIKAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 12, 2024
- 1 min read
Prishtinë, Kosovë | Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka dekretuar hapjen e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan.
“Ky është hap i rëndësishëm për Kosovën dhe raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat, do të vazhdojmë t’i thellojmë”, tha presidentja Osmani nëpërmjet një shënimi në rrjetin shoqëror virtual Facebook.
“Njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë ndikon në fuqizimin e mëtejmë të shtetësisë sonë, dhe për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në thellimin dhe avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore, si dhe në rrugën evropiane të vendit tonë”, pati deklaruar presidentja Osmani pas një audience private në Selinë e Shenjtë, me Papa Françeskun, në muajin janar, të vitit 2023.
Referuar Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, sa i përket Misionit të Posaçëm, thuhet se ai është një “mision i përkohshëm, që përfaqëson Republikën e Kosovës në një shtet tjetër ose organizatë ndërkombëtare, me pëlqimin e tyre, për të negociuar ose kryer detyra të posaçme, të cilat, janë në interes të Republikës së Kosovës.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments