PRESIDENTI ZELENSKI THA SE BASHKËPUNIMI YNË NUK E LEJON PUTININ TË FITOJË NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 28, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, gjatë fjalës së tij në samitin që u mbajt në Tiranë, propozoi krijimin e një forumi për industrinë e mbrojtjes, mes Ukrainës dhe Ballkanit.
“Propozojmë të krijojmë një forum të përbashkët mes Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit. Së bashku me partnerët e mbrojtjes, ndërmjet te gjithë bashkëpunëtoreve dhe rezistencës tonë në Ukrainë, i cili, nuk do to ta lejojë Putinin të fitojë”, tha ai.
Presidenti Zelenski tha se Ukraina gjatë gjithë kësaj lufte ka treguar se mund t’i bëhet ballë, dhe të luftohet ndaj një armiku, që duket se është një nga më të fortët në botë.
Ai theksoi gjithashtu se çdo vend mund t’ja dalë mbanë, nëse kombet bashkëpunojë për rezistencë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments