PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: SITUATË E VËSHTIRË POR NE PO QËNDROJMË NË KURSK; MOSKA VAZHDON TË INJOROJË PROPOZIMIN E ARMËPUSHIMIT TË SHBA-së.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 27
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Kryekomandanti Oleksandr Sirski (Syrskyi) dha një përditësim mbi situatën në vijën e frontit. Në shumë drejtime situata mbetet e vështirë”, shkroi presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X).
“Vetëm deri në mesditë, tashmë kanë ndodhur afro 70 sulme ruse. Përleshjet janë të përqendruara në drejtimet e Pokrovsk-ut, Kramatorsk-ut, Limanit (Lyman) dhe Kursk-ut.
Forcat tona vazhdojnë operacionet mbrojtëse në zona specifike të rajoneve Kursk dhe Belgorod”, siguroi ai, pasi Moska dje njoftoi rimarrjen e plotë të Kurskut.
Presidenti Zelenski bëri thirrje për presion të ri mbi Rusinë për të pranuar armëpushimin e propozuar nga ShBA-ës.
“Së shpejti, do të bëhen pesëdhjetë ditë që kur Rusia filloi të injorojë propozimin e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar, një propozim që Ukraina e pranoi më 11 mars.
Për këtë arsye, duhet presion më i prekshëm ndaj Rusisë për të krijuar më shumë mundësi për diplomaci të vërtetë”, paralajmëroi ai, duke falënderuar të gjithë ata që qëndrojnë me Ukrainën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments