EDUART KOBOÇI DHE ZENEL TROFI SHKAKTUAN KONFLIKTIN DHE AKSIDENTIN AUTOMOBILISTIK TE PALLATI ME “SHIGJETA” NË TIRANË | IA MBATHËN NGA VENDI I NGJARJES: POLICIA E SHTETIT PO I KËRKON ME QIRI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 2 min read

Pallati me “Shigjeta”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Eduart Koboçi, me moshë 28 vjeç.
2- Z. Zenel Trofi, me moshë 35 vjeç.


Në automjetin e z. Koboçi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal një predhë arme zjarri e shkurtër brezi (pistoletë).


Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasit E. K., 28 vjeç dhe Z. T., 35 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:20, afër pallatit me shigjeta, dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor.
Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar.
Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi E. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë.
Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments