top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BROD; DRAGASH | U ARRESTUA SEVDET ISAKI: SHTIU ME ARMË ZJARRI NË AJËR KUR PATI SHERR ME DISA VETA; NGA POLICIA U INTERVISTUA SI DËSHMITAR MUAREM HOXHA (HODŽA).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Fshati Brod, Dragash, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Sevdet Isaki, me moshë 27 vjeç.

 

Ai akuzohet se mbrëmë (13.05.2025), rreth orës 23:40, shtiu me armë zjarri të shkurtër brezi të tipit “TT” në ajër, të cilën, e mbante në automjetin e tij.

 

Akti kriminal u krye në dinamikën e një konflikti mes disa vetave ku i pranishëm ishte edhe:

1- Z. Muarem Hoxha (Hodža), me moshë 21 vjeç.

 

Ndaj z. Isaki filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page