top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMANETI I PRESIDENTIT TË VDEKUR TË URUGUAIT HOZE MUHIKA (JOSÉ MUJICA): TRUPIN MA DIGJNI; HIRIN MA HIDHNI MBI VARRIN E MANUELËS (QENIT TIM) ME TË CILËN KALOVA 22 VJET.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
May 14, 2025
2 min read

Montevideo, Uruguai | Ndërsa funerali shtetëror për ish-presidentin uruguaian Hoze Muhika (José Mujica) - Pepe - ka filluar në Montevideo, po dalin në dritë disa detaje në lidhje me dëshirat e fundit të udhëheqësit karizmatik të Amerikës së Jugut, i cili, u bë një pikë referimi për progresivizmin global.

 

Midis tyre është vendimi që, pas kremimit, hiri do të varroset në shtëpinë e tij në fermë në Rinkon del Kerro (Rincón del Cerro) pranë varrit të qenit të tij të dashur, të quajtur Manuela, e cila, ngordhi në vitin 2018.

 

“E ardhmja ime është këtu, nën këtë shkëmb. Kur të vdes, do të më djegin dhe do të më varrosin këtu”, tha ai në një nga intervistat e tij të fundit të dhëna në muajin dhjetor të vitit 2024, i vetëdijshëm se nuk mund ta mposhtte kancerin e ezofagut që po përparonte në mënyrë të pashmangshme.

 

Ashtu si shtëpia e tij e thjeshtë dhe “Brumbulli” ikonik dhe i shëmtuar me të cilin lëvizte, Manuela, qeni pa origjinë dhe me vetëm tre këmbë që shoqëroi atë dhe gruan e tij Luçia Lucia Topolanski për 22 vjet, ishte bërë gjithashtu një simbol i mëtejshëm i koherencës morale të këtij burrështetasi, i konsideruar si presidenti më i varfër.

 

Ajo kishte humbur putrën nën traktorin me makinën kositëse të drejtuar nga vetë Mujica në një episod që gruaja e tij e rrëfeu.

 

“Manuela ishte sulmuar nga qen të tjerë dhe, ndërsa ikte me vrap, ajo u strehua nën traktorin në lëvizje i cili ia preu pothuajse plotësisht këmbën, duke mbetur e lidhur vetëm me një tendon”, shpjegoi znj. Topolanski në një intervistë me një revistë për kafshët e interesuar për qenin presidencial.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
FRANCË | DEMONSTRATA DHE PËRLESHJE NË MBARË VENDIN.

Paris, Francë | Vala e të rinjve u kthye në rrugët franceze. Është “Gjenerata Z”, nxënës të shkollave të mesme të moshës 14 deri në 17 vjeç, të cilët po e zvarrisin të gjithë vendin në një protestë të

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page