top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “DOMENIK PËRGEGAJ”; GJAKOVË | U ARRESTUA LEON ELEZI: GËLLTITI HASHASHIN QË TË MOS IA KAPTE POLICIA GJATË KONTROLLIT TË AUTOMJETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Rruga “Domenik Përgegaj”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Leon Elezi, me moshë 27 vjeç.

 

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj automjeteit tip “Hyundai” të drejtuar prej tij. u konstatua se ai gëlltiti një send të dyshimtë (hashash).

 

Gjatë procedurës penale u kontrollua banesa e tij e gjendur në rrugën “Ganimete Terbeshi”, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Tre cigare të mbushura hashash, me peshë 2.52 gramë.

2- Dy qese najloni me kokainë, me peshë  rreth 2 gramë.

 

Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page