top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KATAR: MARRËVESHJE GJIGANTE ME VLERË 200 MILIARDË $ | PRESIDENTI TRAMP (TRUMP) DHE SHEIKU AL THANI NËNSHKRUAN NJË MARRËVESHJE; KATARI DO TË BLEJË 160 AVIONË BOEING.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 2 min read
Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) mban një stilolaps që ia dha Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, ndërsa shkëmbejnë dokumente gjatë një ceremonie nënshkrimi në Amiri Diuan (Diwan) në Doha, Katar, të mërkurën, 14 maj 2025.
Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) mban një stilolaps që ia dha Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, ndërsa shkëmbejnë dokumente gjatë një ceremonie nënshkrimi në Amiri Diuan (Diwan) në Doha, Katar, të mërkurën, 14 maj 2025.

Doha, Katar | Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), nga Doha e Katarit, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, u shfaq optimist në lidhje me bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit.

 

Për Iranin, kam një ndjenjë se do të jetë mirë”, tha ai, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të një sërë marrëveshjesh ekonomike, në prani të emirit të Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani.

 

Vizita e presidentit Tramp (Trump) është e para e një presidenti amerikan në emirat në 23 vjet.

 

Në vitin 2017, gjatë mandatit të tij të parë, ai ndihmoi në izolimin e Katarit, duke mbështetur embargon tregtare dhe diplomatike të vendosur ndaj tij nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti.

 

Ndër të tjera, ata akuzuan prodhuesin e vogël por të pasur të gazit natyror për mbështetje të terrorizmit.

 

Sot, Emir Al Thani komentoi se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë kaluar në një nivel tjetër.

 

Pritja e Katarit në Doha ishte po aq spektakolare sa ajo që mori në Riad.

 

Emiri mbërriti në aeroport për ta pritur, ndërsa më herët, aeroplani presidencial u shoqërua nga avionë luftarakë të Katarit.

 

Autokolona e presidentit Tramp (Trumpit) u parapri nga Cybertruck i Tesla-s, me ngjyrat e shërbimeve të sigurisë së Katarit - një gjest drejtuar pronarit të kompanisë dhe një aleati të madh të presidentit amerikan, Illn Mask (Elon Musk).

 

Të dy vendet nënshkruan marrëveshje për blerjen e avionëve të pasagjerëve Boeing nga Qatar Airways dhe shitjen e mjeteve ajrore pa pilot MQ-9B (Predator B) te forcat e armatosura të Katarit.

 

Sipas presidentit Tramp (Trump), drejtori ekzekutiv i Boeing, Keli (Kelly) Ortberg, i cili, nënshkroi marrëveshjen e parë me drejtorin ekzekutiv të Qatar Airways, Badr Bohamed Al Meer, i tha atij se kjo është porosia më e madhe në historinë e Boeing-ut.

 

Është më shumë se 200 miliardë dollarë dhe 160 avionë, është fantastike. Pra, është një rekord, Keli, dhe urime Boeing-ut”, komentoi presidenti amerikan.

 

Nuk është e qartë se çfarë lloje avionësh po kërkon të blejë Katari.

 

Boeing nuk publikon më lista çmimesh për avionët e tij, por bazuar në shifrat më të publikuara së fundmi për avionin e tij më të shtrenjtë, 777X, një marrëveshje për të blerë 160 avionë vlen rreth 70 miliardë dollarë.

 

Analistët e aviacionit shpjeguan gjithashtu se linjat ajrore zakonisht blejnë me një zbritje të madhe kur bëjnë blerje me shumicë.

 

As Boeing dhe as Qatar Airways nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page