ARMË + GJYSËMPËRÇUES + INTELIGJENCË ARTIFICIALE: AFERA E MADHE E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) NË ARABINË SAUDITE VEHABISTE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 3 min read

Romë, Itali | Një pazar i vërtetë me vlerë qindra miliarda dollarë: Dita e parë e presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) në Gjirin Persik, në Arabinë Saudite, u shënua nga marrëveshje shumëmiliardë dollarëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe mbretërisë vehabiste.
Në vazhdën e marrëdhënieve të përzemërta midis presidentit Tramp (Trump) dhe princit të Kurorës Mohammad bin Salman, kryeministrit të Riadit, janë nënshkruar marrëveshje ndërqeveritare dhe private që, sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, do të çojnë në një xhiro prej 600 miliardë dollarësh.
Në zemër të biznesit është mega-marrëveshja prej 142 miliardë dollarësh për furnizimet ushtarake amerikane për Arabinë Saudite, një marrëveshje 40% më e madhe se ajo që presidenti Tramp (Trump) përfundoi në muajin maj të vitit 2017 gjatë vizitës së tij të parë jashtë vendit, e cila, e çoi atë në Mbretërinë e Shpatave.
Enti mediatik “Breaking Defense” tha se Shtëpia e Bardhë nuk dha detaje specifike mbi marrëveshjet, por tha se ato do të ndaheshin në pesë kategori të gjera:
1- Aviacioni dhe hapësira.
2- Mbrojtja ajrore dhe raketore.
3- Siguria detare.
4- Modernizimi i forcave tokësore dhe siguria kufitare.
5- Përmirësimet e sistemeve të informacionit dhe komunikimit.
Paketa e marrëveshjeve përfshin gjithashtu shërbime trajnimi për Forcat e Armatosura Mbretërore Saudite për të përdorur asetet amerikane.
Nga mbrojtja raketore “Patriot” te rrjeti satelitor Starlink, ka shumë teknologji që mund të jenë joshëse për Riadin, i cili, në të ardhmen mund të marrë në konsideratë blerjen e avionëve luftarakë “F-35” nga ShBA-ës, edhe nëse në këtë front Uashingtoni ka regjistruar kundërshtimin e qartë të aleatit të tij, Izraelit.
Sigurisht, njoftimi do të duhet të ndërmjetësohet me realitetin.
Marrëveshja e vitit 2017, me vlerë 100 miliardë dollarë, më vonë çoi në marrëveshje konkrete për vetëm (si të thuash) 14.5 miliardë dollarë në blerje armësh amerikane nga sauditët.
Për më tepër, në vitin 2024, tregtia dypalëshe e mallrave midis Uashingtonit dhe Riadit ishte pak më pak se 26 miliardë dollarë, me një suficit të lehtë në favor të Shteteve të Bashkuara.
Marrëveshjet midis individëve private: Presidentit Tramp (Trump) dhe princi Bin Salman synojnë t’i bëjnë këto të dhëna të shpërthejnë dhe gjithashtu synojnë t’i konsolidojnë ato me marrëveshje midis individëve private.
Në veçanti, po shfaqet një bosht i madh rreth teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.
Shoqëria e presidentit Tramp (Trump) përfshinte kremin e industrisë amerikane të teknologjisë: manjatë si Jensen Huang, CEO i Nvidia-s, Illn Mask (Elon Musk) dhe Sem Olltmen (Sam Altman) i OpenAI.
Nvidia do të furnizojë 18000 karta grafike të përparuara për kompanitë saudite për të rritur fuqinë e tyre llogaritëse, ndërsa gjigandi saudit i teknologjisë DataVolt, me 20 miliardë dollarë investime, synon të përmirësojë si qendrat e të dhënave ashtu edhe rrjetet e energjisë që i furnizojnë ato me energji në ShBA-ës.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu listoi Google, Oracle, Salesforce, AMD dhe Uber midis kompanive që do të ndihmojnë në rritjen e investimeve totale midis dy vendeve në 80 miliardë dollarë gjatë viteve të ardhshme.
“Kontrolli mbi gjysmëpërçuesit më të përparuar në botë, jetikë për inteligjencën artificiale të përparuar, e ka vendosur presidentin Tramp (Trump) në një pozicion kyç negociues gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme”, vëren gazeta britanike Rojtari (The Guardian), duke shtuar se Arabia Saudite, e cila, po kërkon ta bëjë ekonominë e saj më pak të varur nga të ardhurat nga nafta, synon të pozicionohet si një qendër e inteligjencës artificiale dhe një qendër kryesore për aktivitetin e lidhur me inteligjencën artificiale jashtë ShBA-ës.
Në sinergji me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku operon gjigandi G42 i lidhur me Microsoft, Uashingtoni dëshiron të ndërtojë lidhje paralele në teknologji.
Një sektor që, së bashku me mbrojtjen, formon shtyllën kurrizore të një partneriteti ku tregtia, mbrojtja, siguria kombëtare dhe inovacioni shkojnë së bashku.
Një kapitalizëm “politik” i vlerësuar në qindra miliarda dollarë formëson marrëdhëniet dypalëshe midis ShBA-ës dhe vendeve të Gjirit.
Dhe në mënyrë të pashmangshme, 80 vjet pas fillimit të marrëdhënieve dypalëshe, kur mbreti Abdulaziz Al Saud dhe presidenti Frenkllin D. Ruzvellt (Franklin D. Roosevelt) u takuan në bordin e anijes “USS Quincy”, Uashingtoni vazhdon të ketë në Arabinë Saudite një bashkëbisedues kyç dhe të domosdoshëm.
Dje ishte nafta, sot janë algoritmet: por boshti Uashington-Riad qëndron. Dhe presidenti Tramp (Trump) synon të korrë përfitimet.
A po e ndryshon botën presidenca e dytë e presidentit Tramp (Trump) apo thjesht po e destabilizon atë?
Sigurisht që nismat e tij lënë gjurmë, veçanërisht në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments