KANCELARI GJERMAN FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): PËR UKRAINËN DO TË BËJ ÇDO PËRPJEKJE QË TË KRIJOJ UNITET MES BE-ës DHE SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Berlin, Republika Federale Gjermanisë | “Asnjë diktat mbi paqen dhe asnjë nënshtrim ndaj fakteve të krijuara ushtarakisht kundër vullnetit të Ukrainës nuk është në përputhje me qëndrimin tonë”.
Kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) e tha këtë gjatë një fjalimi në Bundestag.
“Kam folur dy herë në telefon me presidentin Tramp (Trump) ditët e fundit.
Jam mirënjohës për mbështetjen e tij për iniciativën e një armëpushimi 30-ditor pa kushte, i cili, mund të hapë një dritare për të bërë të mundura negociatat e paqes.
Është me rëndësi themelore që Perëndimi politik të mos lejojë veten të përçahet.
Do të bëj çdo përpjekje për të vazhduar të krijoj unitetin më të madh të mundshëm midis partnerëve evropianë dhe amerikanë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios