top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) MBYLLI VIZITËN NË ARABINË SAUDITE | U NIS PËR NË DOHA TË KATARIT: DHA INTERVISTË NË AVIONIN PRESIDENCIAL AIR FORCE ONE KU THA SE MUND TË SHKOJË NË TURQI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Doha, Katar | Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), tha se sipas mendimit të tij, asnjë nga pengjet e mbajtura në Gaza nuk do të ishte ende gjallë nëse nuk do të ishin Shtetet e Bashkuara.

 

Mendoj se populli im meriton shumë vlerësime. Ndoshta më të madhin”, u tha presidenti Tramp (Trump) gazetarëve në bordin e aeroplanit presidencial (Air Force One), ndërsa ata ishin ende në rrugë nga Arabia Saudite për në Doha.


Shikoni, pengu i liruar Idan Aleksandër (Alexander) nuk do të ishte aty ku është tani nëse nuk do të ishim ne, ai nuk do të ishte gjallë tani. Me shumë mundësi kemi 20 prej tyre ende gjallë”, raportuan gazetarët izraelitë që shoqëronin presidentin.

 

Presidenti Tramp (Trump) ngriti mundësinë e një vizite në Turqi nëse presidenti rus Vladimir Putin udhëton atje për bisedime me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

 

Nuk e di nëse ai do të vijë. E di që ai do të donte shumë që unë të isha atje. Është një mundësi”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në bordin e Eër Fors Uan (Air Force One) pasi u largua nga Arabia Saudite dhe para se të mbërrinte në Katar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page