top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “ASTIR”, TIRANË | NGA KOMISARIATI NR. 6 U ARRESTUA JURGEN SHIMA | AKUZOHET PËR PENGMARRJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Lagjja “Astir”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Jurgen Shima, me moshë 29 vjeç.

 

Ai akuzohet për pengmarrje.

 

Njoftim | I hoqi lirinë për disa orë një 29-vjeçareje dhe e kanosi atë, për motive të dobëta, vihet në pranga 29-vjeçari.

 

Sekuestrohet një sasi kokaine që u gjet në automjetin e 29-vjeçarit.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në Astir, një shtetase ishte marrë me forcë në automjet, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve të shpejta policore, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: J, Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, ky shtetas, ka marrë me forcë në Astir, një 29-vjeçare dhe e ka mbajtur disa orë në automjetin e tij, duke e kanosur.

 

Gjatë kontrollit në automjetin e 29-vjeçarit, u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page