top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI UKRAINAS VOLODIMIR ZELENSKI MBËRRITI NË KRYEMINISTRI

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 28, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) mbërriti në Kryeministri, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

Pak para mbërritjes në Kryeministri, presidenti Zelenski ka reaguar për vizitën e tij zyrtare në Tiranë, ku shprehej se do të takohej me kryeministrin Rama, të cilin, e quan mik të palëkundur të Ukrainës.

Sot punoj në Tiranë. Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe do të marr pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.

Në bisedimet tona dypalëshe me kryeministrin dhe ekipin e tij, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe atë politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe Marrëveshjet e Sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7-ës, të cilën, ne e vlerësojmë shumë.

Ne do të diskutojmë rrugën tonë të përbashkët, drejt qëllimit euroatlantik, në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, i cili, tashmë po mbahet për herë të dytë. Unë do të propozoj mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të arritur paqen e drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër. Do të zhvilloj edhe bisedime dypalëshe me pjesëmarrësit e samitit”, shkruan presidenti Zelenski në rrjetet sociale virtuale.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page