PRESIDENTI E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BEGAJ POSTOI NJË SHËNIM NË BOTËN VIRTUALE NË LIDHJE ME TAKIMIN ME SEKRETARIN BLINKEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 15, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Sekretari amerikan i Shtetit, Entëni (Antony) Blinken mbylli takimin zyrtar me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.
Takimi midis ty autoriteteve të larta zgjati 15 minuta.
Lajm i përditësuar, ... 👇
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj reagoi pas takimit me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Entëni (Antony) Blinken.
Gjatë bisedës mes tyre u diskutua për:
1- Rëndësinë e marrëdhënieve strategjike dypalëshe.
2- Zhvillimet në rajon.
3- Solidaritetin me Ukrainën.
4- Angazhimi në krah të aleatëve në NATO-s.
Presidenti Begaj postoi një shënim në hapësirën virtuale, ku tha se “kjo është një vizitë e rëndësishme për vendin tonë dhe dëshmon se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.”
“Mirë se vini i nderuar Sekretar Blinken! Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme dhe dëshmon se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë. Kjo vizitë është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE. Ne jemi mirënjohës për atë që po bëni për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse. Shqipëria dhe SHBA kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO, duke kontribuar në misione në Afganistan dhe Irak. Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale. Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik që do të zgjasë për më shumë se 100 vite të tjera”, thuhet në postimin e presidentit Begaj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments