PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DO TË VENDOS SANKSIONE NDAJ MOSKËS NËSE NUK ARRIJMË MARRËVESHJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) tha se ende beson se presidenti Vladimir Putin është gati të arrijë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës, por ai kërcënoi përsëri me sanksione kundër Moskës nëse ajo nuk e pranon një marrëveshje.
“Do të vendos sanksione nëse nuk arrijmë një marrëveshje”, tha presidenti Tramp (Trump) për transmetuesin televiziv Faks Njuz (Fox News).
“Do të ishte shkatërruese për Rusinë, sepse po kalon një periudhë të vështirë me ekonominë, çmimet e naftës janë të ulëta.
Sidoqoftë, kam një marrëdhënie shumë të mirë me Putinin dhe mendoj se do të gjejmë një marrëveshje. Duhet të takohemi”, tha ai.
“Mendoj se Putini është i lodhur nga e gjithë kjo gjë, nuk po shkon mirë, …”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント