top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-SHEFI I FBI-së U INTERVISTUA NGA SHËRBIMI SEKRET AMERIKAN MBI DYSHIMET PËR THIRRJE PUBLIKE ME ANË TË NJË POSTIMI ME GUASKA DETI PËR VRASJEN E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 40 minutes ago
  • 3 min read

Uashington, Amerikë | Ish-drejtori i FBI-së, Xheims Komei (James Comey), është intervistuar nga Shërbimi Sekret i ShBA-ës, pasi ai ndau dhe më pas fshiu një postim në rrjetet sociale virtuale që republikanët e konsideronin si nxitje për dhunë kundër presidentit të ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump).

 

Z. Komei (Comey) mori pjesë vullnetarisht në marrjen në pyetje për rreth një orë në selinë e agjencisë së zbatimit të ligjit në Uashington DC dhe nuk u mbajt në paraburgim.

 

Kjo vjen një ditë pasi ai postoi në Instagram një foto të guaskave të detit ku shkruheshin numrat “8647”.

 

Numri 86 është një term zhargon, përkufizimet e të cilit përfshijnë të refuzosh ose të heqësh qafe, megjithatë, kohët e fundit është përdorur si term që do të thotë vras.

 

Z. Tramp (Trump) është presidenti i 47-të i ShBA-ës.

 

Presidenti Tramp (Trump) tha më herët gjatë ditës gjatë një interviste me transmetuesin televiziv Faks Njuz (Fox News) se z. Komei (Comey), të cilin e shkarkoi nga detyra e drejtorit të FBI-së në vitin 2017, po bënte thirrje që ai të vritej.

 

Çfarë do të thotë '86'? Ai e dinte saktësisht se çfarë do të thoshte kjo”, tha presidenti Tramp (Trump), i cili, i mbijetoi dy atentateve ndaj tij vitin e kaluar.

 

Një fëmijë e di se çfarë do të thoshte kjo. Nëse je drejtor i FBI-së dhe nuk e di se çfarë do të thoshte kjo, kjo do të thoshte vrasje. Dhe e thotë këtë me zë të lartë dhe të qartë”, tha ai.

 

Presidenti Tramp (Trump) tha se çdo vendim nëse duhet të ngrihen akuza kundër z. Komei (Comey) do të varet nga Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi.

 

Z. Komei (Comey) postoi foton e guaskave të detit të enjten dhe më pas e fshiu atë mes trazirave konservatore.

 

Ai shkroi në një mesazh pasues në Instagram se i kishte parë guackat gjatë një shëtitjeje në plazh.

 

Nuk e dija që disa njerëz i lidhin këto shifra me dhunën. Nuk më shkoi kurrë ndërmend, por unë jam kundër dhunës së çdo lloji, kështu që e hoqa postimin”, tha ai.

 

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, tha të premten në mbrëmje se Shërbimi Sekret kishte intervistuar ish-drejtorin e turpëruar të FBI-së, Komei (Comey), në lidhje me një postim në mediat sociale që bënte thirrje për vrasjen e presidentit Tramp (Trump).

 

Do të vazhdoj të marr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e presidentit Tramp (Trump). Ky është një hetim që po vazhdon”, tha ajo.

 

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, shefja e spiunazhit me gradën më të lartë në ShBA-ës, bëri thirrje më parë që z. Komei (Comey) të burgoset për sulm ndaj presidenti Tramp (Trump) ndërsa ky i fundit po udhëtonte në Lindjen e Mesme.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page