MINISTRI I JASHTËM RUS SERGEI LAVROV ZHVILLOI BISEDË TELEFONIKE ME SEKRETARIN AMERIKAN TË SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Marko (Marco) Rubio, gjatë së cilës, ata diskutuan negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, sipas ministrisë së Jashtme ruse.
“Krerët e ministrive të jashtme shkëmbyen pikëpamje mbi rezultatet e negociatave ruso-ukrainase të mbajtura në Stamboll një ditë më parë”, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse.
Vërehet se sekretari Rubio përshëndeti rezultatet e negociatave dhe shprehu gatishmërinë e ShBA-ës për të vazhduar lehtësimin e kërkimit të mënyrave për zgjidhjen e konfliktit ukrainas.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm Lavrov theksoi se ndihma e Uashingtonit e shtyu Kievin të pranonte propozimin e Moskës për të rifilluar dialogun e Stambollit.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, biseda u zhvillua me iniciativën e palës amerikane, pretendim që nuk është konfirmuar ng apala amerikane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments