PRESIDENTI ABU MAZEN THA NGA SAMITI I LIGËS ARABE NË BAGDAD: HAMASI DUHET T'I DORËZOJNË ARMËT AUTORITETIT PALESTINEZ DHE TË LIROJNË PENGJET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Gazë | “Hamasi duhet të heqë dorë nga kontrolli i Gazës, të gjitha fraksionet në Rrip duhet t'ia dorëzojnë armët e tyre Autoritetit Kombëtar Palestinez”, tha presidenti Abu Mazen në fjalimin e tij në samitin arab në Bagdad, duke bërë thirrje gjithashtu për lirimin e të gjithë pengjeve dhe një armëpushim të përhershëm.
Presidenti Abu Mazen theksoi nevojën për të lejuar Shtetin e Palestinës të marrë përsipër përgjegjësitë e tij civile në Gazë, duke deklaruar gatishmërinë e Autoritetit Palestinez për të mbajtur zgjedhje vitin e ardhshëm.
“Ne po ecim përpara me procesin e reformimit të institucioneve shtetërore”, tha ai.
Kështu u raportua nga agjencia palestineze e lajmeve “Wafa”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments