NIGERI: MASAKËR E RE NGA XHIHADISTËT | 17 CIVILË DHE 5 USHTARË TË VRARË; ISLAMIKËT E FRAGMENTARIZUAR KANË PËRSHKALLËZUAR AKTIVITETET E TYRE VDEKJEPRURËSE NË VERILINDJE TË NIGERISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 3 min read

Shteti Borno, Nigeri | “Xhihadistët vranë të paktën 17 peshkatarë dhe fermerë në shtetin Borno, në verilindje të Nigerisë (të enjten), ndërsa disa orë më parë një sulm nga një grup rival xhihadist rezultoi në vdekjen e pesë anëtarëve të Forcës së Përbashkët Shumëkombëshe (MJF), e cila, operon në zonën kufitare me Kamerunin”, njoftuan burime të përbashkëta të premten.
Boko Haram dhe rivali i tij, Shteti Islamik në Afrikën Perëndimore (ISIS), kanë përshkallëzuar kohët e fundit veprimet e tyre vdekjeprurëse në Nigerinë verilindore, mbi të gjitha në shtetin Borno, epiqendra e kryengritjes xhihadiste që shpërtheu në vitin 2009 dhe ka lënë të paktën 40000 të vdekur dhe mbi 2 milionë të zhvendosur brenda vendit.
“Luftëtarët e Boko Haramit kapën peshkatarë dhe fermerë në fshatin Malam Karandi, pranë qytetit Baga, në brigjet e liqenit Çad (Chad), dhe më pas i vranë”, thanë për AFP dy burime të agjencisë së lajmeve “AFP”-së në grupet paraushtarake që ndihmonin forcat e armatosura të përballeshin me xhihadistët në shtet.
“Deri më tani, janë gjetur 17 trupa dhe kërkimet janë duke vazhduar”, tha Babakura Kolo, kreu i një grupi paraushtarak.
Numri i viktimave mund të jetë më i madh, sipas burimeve në grupet paramilitare anti-xhihadiste.
“Boko Haram i vrau ata pasi i akuzoi se mbështesnin kundërshtarët e ISIS-it”, tha z. Kolo (Colo).
“Autorët i kapën viktimat ndërsa po peshkonin ose po punonin në fusha përgjatë bregut të liqenit me ujë të ëmbël rreth orës 5:00 të pasdites (ora shqiptare) dhe më pas kryen masakrën”, tha z. Omar Ari, një paraushtarak tjetër, i cili dha të njëjtën rrëfim.
Boko Haram dhe Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS) janë përfshirë në një konflikt jashtëzakonisht të ashpër që kur një fraksion i të parit u nda dhe krijoi të dytin, për shkak të dallimeve ideologjike dhe politike.
ISIS-i më pas arriti ta dëbojë Boko Haram-in nga pylli Shamisa, fortesa e tij, në vitin 2021, pas armiqësive vdekjeprurëse, në të cilat, humbi jetën z. Abubakar Shekau, udhëheqësi historik i Boko Haram-it.
Luftëtarët e Boko Haram-it ikën në zonat përreth Maleve Mandara, në kufirin me Kamerunin dhe në ishujt në Liqenin Çad, nga ku nisën kundërsulme, duke e shtyrë ISIS-in nga disa ishuj që ishin nën kontrollin e tij.
“Boko Haram tani kontrollon Liqenin Çad dhe është i shqetësuar për rikthimin e mundshëm të ISIS-it”, sipas z. Babakura Kolo.
“Anëtarët e tij besojnë se peshkatarët dhe fermerët përreth liqenit mbështesin IKDA-në, e cila është më tolerante ndaj tyre, por ata gjithashtu vrasin peshkatarë sa herë që duan”, shtoi ai.
Si Boko Haram ashtu edhe ISIS kanë rritur sulmet e tyre ndaj komuniteteve, duke akuzuar veçanërisht banorët për spiunazh ndaj anëtarëve të tyre dhe për dhënien e informacionit organizatave ushtarake ose paraushtarake lokale.
Në të njëjtën kohë dje, anëtarë të IKDA-s sulmuan para agimit një bazë të DPD-së, ku ishin të stacionuar anëtarë të forcave të armatosura nigeriane dhe kameruniane, dhe pasoi shkëmbime zjarri, sipas burimeve që kërkuan të mos identifikoheshin.
Pesë ushtarë u vranë. Si pjesë e operacioneve kundër organizatave xhihadiste, ushtria nigeriane ndërhyn shpesh në rajon, me elementë të forcave të armatosura të Kamerunit, Nigerit dhe Çadit në krah të saj, rreth Liqenit Çad, një fortesë si e luftëtarëve të Boko Haram ashtu edhe e ISIS-it.
Megjithatë, marrëdhëniet e tensionuara midis qeverive të këtyre shteteve zvogëlojnë efektivitetin dhe shanset e suksesit të luftës kundër kryengritjes xhihadiste në rajon.
Sulmi erdhi dy muaj pas një bastisjeje të mëparshme në të njëjtën bazë, kur 25 anëtarë të forcave të armatosura të Kamerunit u vranë nga zjarri i militantëve të Boko Haram.
Sipas një llogaritjeje të agjencisë së lajmeve “AFP”, të paktën dhjetë baza ushtarake janë shënjestruar në sulme në dy muajt e fundit dhe të paktën njëqind njerëz kanë vdekur në valën e re të sulmeve xhihadiste vetëm në muajin prill.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments