FSHATI SHEQERAS; MALIQ | POLICIA VENDORE REFEROI NË PROKURORI AKTE PROCEDURIALE PENALE NË NGARKIM TË TË MITURIT QË PLAGOSI ME THIKË BASHKËMOSHATARIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Fshati Sheqeras, Maliq, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan në prokurori akte proceduriale penale për:
1- Një 14 vjeçar, i cili, plagosi një bashkëmoshatar me moshë 15 vjeç.
Njoftim | Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme ku, në fshatin Sheqeras, Maliq, ngeli i dëmtuar me mjet presës thikë një 15- vjeçar, jashtë rrezikut për jetën, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 14-vjeçar, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント