MINISTRI IZRAELIT I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): HAMASI NJOFTOI RIFILLIMIN E NEGOCIATAVE NË DOHA; PËR SHKAK TË OEPRACIONIT USHTARAK TË KODUAR “QERRET E GIDEONIT”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz) tha në një deklaratë nga zyra e tij se delegacioni i Hamasit në Doha njoftoi rifillimin e negociatave për marrëveshjen e lirimit të pengjeve.
Në deklaratë thuhej se me nisjen e Operacionit “Qerret e Gideonit” të udhëhequr nga Ushtria e Izraelit (IDF) në Rripin e Gazës, delegacioni i Hamasit njoftoi një rikthim në negociata, në kontrast me qëndrimin kokëfortë që kishte mbajtur deri në atë pikë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント