ITALIA ARRITI 2% TË SHPENZIMEVE TË MBROJTJES POR KJO NUK ËSHTË E MJAFTUESHME PËR NATO-n.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Romë, Itali | Italia ka arritur objektivin e shpenzimit të 2 përqind të PBB-së së saj për mbrojtje, një angazhim që e kishte ndërmarrë së bashku me anëtarët e tjerë të NATO-s në vitin 2014.
“Ne kemi arritur objektivin prej 2 përqind të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes dhe sigurisë, tashmë ia kemi dorëzuar letrën NATO-s”, njoftoi ministri italian i Jashtëm Antonio Tajani në margjinat e takimit informal të Aleancës Atlantike në Antalia të Turqisë.
Arritja e qëllimit, më shumë se 10 vjet pas angazhimit për ta bërë këtë, mund të mos jetë ende e mjaftueshme, duke pasur parasysh se për shkak të kushteve të ndryshuara gjeopolitike në nivel global dhe presionit nga Shtetet e Bashkuara të drejtuara nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka kërkuar aleatëve të rrisin nivelin e shpenzimeve deri në 5 përqind të PBB-së.
Riarmatimi italian ka filluar tashmë: kosto prej 73 miliardë dollarësh (të paktën).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios