top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: DJE NË STAMBOLL ISHTE NJË MUNDËSI E HUMBUR PËR ARMËPUSHIM; NE DUHET TË USHTROJMË PRESION MBI RUSINË QË TË NDALOJË VRASJET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Dje, si çdo ditë në këtë luftë, pati një mundësi për të ndaluar zjarrin.

 

Ukraina ka kohë që propozon këtë zgjidhje: një armëpushim të plotë dhe pa kushte për të shpëtuar jetë.

 

Rusia ka vetëm mundësinë të vazhdojë vrasjet”, shkroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X), duke iu referuar bisedimeve të zhvilluara dje në Stamboll midis delegacioneve ukrainase, ruse dhe amerikane.

 

Ne duhet të ushtrojmë presion mbi Rusinë që të ndalojë vrasjet. Pa sanksione më të ashpra, pa presion më të fortë mbi Rusinë, ata nuk do të kërkojnë diplomaci të vërtetë...


Dje në Stamboll të gjithë panë një delegacion rus të dobët, të papërgatitur, pa kompetenca të rëndësishme.


Kjo situatë duhet të ndryshojë. Nevojiten hapa konkretë për t'i dhënë fund luftës.


Ne presim sanksione të forta kundër Rusisë nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe të gjithë partnerët tanë.


Diplomacia duhet të funksionojë. Falënderoj të gjithë në botë që më ndihmojnë vërtet, jo me fjalë, por me forcë. Ka nevojë për paqe”, shtoi ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page