top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI BEGAJ VIZITOI LUFTËANIJEN BRITANIKE PRANË DURRËSIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 22, 2024
  • 1 min read
ree

Durrës, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kreu një vizitë në anijen ushtarake të Marinës së Mbretërisë së Bashkuar, e emërtuar “Argus”, e cila, gjendet në ujërat shqiptare, pranë bregdetit të Durrësit.

Presidenti Begaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Arben Kingji, dhe ambasadori britanik i akredituar në Republikën e Shqipërisë Ellisteër King-Smith (Alastair King-Smith) fluturuan drejt bordit të anijes me një helikopter.

Presidenti Begaj falënderoi komandantin dhe ekuipazhin e anijes ushtarake “Argus”, duke u shprehur se prezenca e tyre në rajon është domethënëse në një kohë kur siguria është tronditur pas agresionit rus në Ukrainë.

Presidenti Begaj vlerësoi forcat e armatosura të Marinës Mbretërore, të cilat, i shërbejnë jo vetëm vendit të tyre, por, dhe sigurisë, paqes, dhe stabilitetit në rajon, Europë, e më gjerë.

Ndalesa e anijes së marinës britanike vjen në prag të festimeve të 15-vjetorit, të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page