PRESIDENTI BEGAJ BËRI APEL NË DITËN NDËRKOMBËTARE E GJUHËS AMTARE PËR RUAJTJEN E GJUHËS SHQIPE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 21, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, bëri apel për ruajtjen, pasurimin, dhe përcjelljen e gjuhës shqipe, sidomos në kushtet kur shumë shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme të botës, dhe të një ndërveprimi të pandalshëm, me gjuhët e tjera.
“Është mbresëlënës dhe unikal çdo element që reflekton dashurinë për atdheun. Shqiptarët kudo në botë e ruajnë dhe e trashëgojnë gjuhën si pjesë thelbësore të identitetit tonë kombëtar. Sot, në Ditën Botërore të Gjuhës Amtare, përgëzoj të gjithë ata prindër dhe mësues që përcjellin te fëmijët tanë “Gjuhën Shqype”, shkruan presidenti Begaj në shënimin e tij virtual në Facebook.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Presidenti Begaj shpërndau dhe një material filmik, ku fëmijë, lindur e rritur në shtete të ndryshme të botës, interpretojnë vargjet e poezisë “Gjuha Shqype”, e kolosit të letrave shqipe, Ndre Mjedës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments