POPULLI BRITANIK I DËRGON ME DHJETËRA MIJËRA MESAZHE PRINCESHËS KEIT (KATE) | I URON SHËRIM TË SHPEJTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 28, 2024
- 2 min read
Londër, Britania e Madhe | Pallati Buckingham u përmbyt fjalë për fjalë me dhjetëra mijëra kartolina dhe letra me mesazhe që uronin një shërim të shpejtë për princeshën Keit Midëlltoun (Kate Middleton), pas videomesazhit në të cilin princesha e Uellsit njoftoi se ajo po kalonte një cikël kimioterapie parandalues për kancerin.
Stafi i korrespondencës së pallatit mbretëror është impresionuar nga dashuria e treguar ndaj saj, e cila është tërhequr nga jeta publike për t'u fokusuar në kujdesin dhe shërimin, si dhe mbrojtjen e familjes dhe fëmijëve të saj në një moment të vështirë.
Normalisht, në një javë pallati merr deri në 1000 letra nga subjektet britanike, me pyetje të ndryshme ose mesazhe urimesh për anëtarët e familjes mbretërore.
Por ajo që ndodhi pas njoftimit të problemeve shëndetësore të princeshës - shkruan enti mediatik Deilli Maill (Daily Mail) - tejkaloi ndjeshëm të gjitha pritjet, me një bum të vërtetë të kartolinave që mbërritën në muajin mars, muaji në të cilin Princesha Keit (Kate) publikoi video mesazhin e saj.
Princesha e Uellsit u pranua në Klinikën e Londrës në fillim të këtij viti për një operacion të madh abdominal.
Dy javë më vonë ajo u kthye në shtëpi për të vazhduar shërimin e saj.
Në muajin mars, pas një periudhe spekulimesh intensive për shëndetin e saj, princesha Keit (Kate) pohoi se megjithëse gjendja e saj nuk mendohej të ishte kanceroze në kohën e operacionit, mjekët e kishin zbuluar më pas sëmundjen.
Ndërsa nuk ka pasur asnjë përditësim zyrtar mbi shëndetin e saj që atëherë, enti mediatik Meill (Mail) beson se princesha është parë më shumë me familjen e saj javët e fundit, gjë që shihet si një shenjë pozitive nga shumë njerëz.
Megjithatë, Kensington Palace theksoi në fillim të kësaj jave se princesha Keit (Kate) ka nevojë ende për shumë kohë dhe hapësirë për t'u rikuperuar dhe do të kthehet në punë pasi t'i jepet plotësisht leje nga mjekët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































