top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PO PËRGATITET KUADRI LIGJOR PËR KRIJIMIN E NJË REGJISTRI PËR FAMILJET E PASTREHA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 20, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Viti 2024 pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme sa i përket strehimit social në vend.

Brenda shtatorit Këshilli i Ministrave do ketë gati kuadrin ligjor për krijimin e një regjistri për familjet e pastreha në gjithë territorin.

Përgatitja e projektvendimit për këtë qëllim i është ngarkuar Ministrisë së Financave.

Qëllimi i këtij projektvendimi do jetë krijimi i bazës së të dhënave në nivel kombëtar dhe vendor të strehimit social.

Regjistri apo baza e të dhënave do administrohet nga përkatësisht nga Departamenti përkatës në ministrinë përgjegjëse për strehimin, si dhe drejtoritë që mbulojnë çështjet e strehimit nëpër bashki.

Krijimi i këtij regjistri, sipas Këshillit të Ministrave, do bëjë të mundur njohjen e situatës reale dhe hartimin e politikave efektive të cilat u përgjigjen nevojave në nivel vendor.

Ministria e Financave ngarkohet që në projektligj të përcaktojë qartë burimet e marrjes së informacionit, të dhënat që duhet të përmbajë, institucionet që ngarkohen për këtë bazë të dhënash, niveli aksesimit, dhe rezultati se cfarë do të bëjë të mundur kjo bazë të dhënash.

Ndërkohë që përpara bazës ligjore për krijimin e regjistrit të të pastrehëve në gjithë territorin, Qeveria do të ketë gati një tjetër projektvendim, i cili, angazhon sektorin privat në krijimin e fondit të banesave sociale në vend.

Titulli i aktit është “Për përcaktimin e rregullave të zbatimit mbi kontributin e sektorit privat në krijimin e fondit publik të banesave sociale”.

Ai ka qëllim përcaktimin e rregullave për mënyrën e zbatimit për krijimin e fondit publik të banesave sociale të përfituar nga kontributi i sektorit privat në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”.

Ky fond, i krijuar me kontributin e kompanive private do të jetë në dispozicion të bashkive për mbulimin e nevojave për strehim social.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page