top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KORE E JUGUT | PROKURORIA E POSAÇME KËRKOI DËNIM ME VDEKJE PËR ISH-PRESIDENTIN JUN SUK JEOL (YOON SUK YEOL).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Seul, Kore e Jugut | Prokurori i Posaçëm i Koresë së Jugut ka kërkuar zyrtarisht dënimin me vdekje për ish-Presidentin Jun Suk Jeol (Yoon Suk Yeol) gjatë argumenteve përmbyllëse në gjyqin e tij penal.


Ai akuzohet për udhëheqjen e një kryengritjeje (ose rebelimi) në lidhje me shpalljen e tij afatshkurtër të gjendjes ushtarake më 3 dhjetor 2024.


Presidenti i ri i krahut të majtë të Koresë së Jugut, Li Ja Miung (Lee Jae Myung), e ka akuzuar ish-Presidentin Jun (Yoon) se është përpjekur ta fusë Korenë e Jugut në një rrugë përplasjeje me Kinën ndërsa ishte në detyrë.


Ish-Presidenti Jun (Yoon) dhe mbështetësit e tij e akuzojnë Presidentin Miung (Myung) se është përpjekur ta nënshtrojë Korenë e Jugut ndaj partisë komuniste kineze për arsye ideologjike.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page