RRUGA “ALI HADRI”; PRIZREN | FIDAN TABAKU U ARRESTUA; NË KËRKIM POLICOR MBETEN EGZON RESHANI DHE ARLIND HOXHA; PLAGOSJA ME ARMË ZJARRI E VETON HOXHËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 13
- 3 min read
Updated: Jan 19
Rruga “Ali Hadri”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Fidan Tabaku, me moshë 24 vjeç.
Ai gjithashtu konsiderohet doras i përfshirë në të shtëna me armë zjarri.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
2- “Posedim i paautorizuar i armëve”.
Në lidhje me ngjarjen kriminale ku ai është përfshirë Agjencia Telegrafike Vox (Voks) ka botuar artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇👇👇
RRUGA “ALI HADRI”; PRIZREN | GABRIJELL SHALA U ARRESTUA; NË KËRKIM POLICOR MBETEN EGZON RESHANI DHE ARLIND HOXHA; PLAGOSJA ME ARMË ZJARRI E FIDAN TABAKUT DHE VETON HOXHËS.
Rruga “Ali Hadri”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Gabrijell Shala, me moshë 21 vjeç.
Në kërkim policor janë:
1- Z. Egzon Reshani, me moshë 34 vjeç.
2- Z. Arlind Hoxha, me moshë 31 vjeç.
Ata konsiderohen të përfshirë në plagosjen me armë zjarri të:
1- Z. Fidan Tabaku, me moshë 24 vjeç.
2- Z. Veton Hoxha, me moshë 34 vjeç.
Lajm në përditësim, 👇👇👇
Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Arlind Hoxha.
Lajm në përditësim, 👇👇👇
RRUGA “ALI HADRI”; PRIZREN | POLICIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KËRKON NDIHMË NGA SHOQËRIA PËR LOKALIZIMIN DHE ARRESTIMIN E EGZON RESHANIT; PLAGOSJA ME ARMË ZJARRI E FIDAN TABAKUT DHE VETON HOXHËS.

Rruga “Ali Hadri”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë kërkojnë ndihmë nga shoqëria për lokalizimin dhe arrestimin e:
1- Z. Egzon Reshani.
Njoftim | Kërkohet i dyshuari për vrasje në tentativë - Egzon Reshani.
Prizren, 19 janar 2026.
Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vrasje në tentative”, konkretisht 05.01.2026, rreth orës 22:50, policia ka pranuar informacion se në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren, kishte të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave kishte edhe persona të plagosur, të cilët ishin dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.
Sipas ekipit mjekësor, dy personat e plagosur ishin jashtë rrezikut për jetë dhe vazhdojnë trajtimin e mëtejmë mjekësor.
Rasti është duke u hetuar dhe nga policia, janë identifikuar dhe arrestuar e personave të përfshirë në rast, por njeri nga të dyshuarit është ende në arrati, ai është:
- Egzon Besim RESHANI, i lindur më 05/07/1992, me banim në Rr. Shkelzen DRAGAJ, nr. 10 Prizren.
Me qëllim të ndriçimit të rastit kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në arrestimin e të dyshuarit.
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë, thuhet në njoftimin e Policisë së Republikës së Kosovës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments