DURRËS | I PARABURGOSURI ME ORIGJINË NGA PUKA ALTIN NDOCI U ARRATIS NGA BURGU; KONSIDEROHET I PËRFSHIRË NË VRASJET E DORJAN SHKOZËS + ANXHELO AVDISË + VIKTOR HAXHISË + BESMIR HAXHISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Institucioni i Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- I paraburgosuri Altin Ndoci, me moshë 34 vjeç, nga Puka (një nga subjektet më të rrezikshëm të Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner) u arratis nga spitali i burgut; ku gjendej si pacient.
Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili, ka repartin e sigurisë për të dënuarit.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në:
1- Trafiqe drogërash.
2- Grabitje.
3- Vrasje.
Veprimtaria e tij kriminale u dekonspirua nga bashkëpunëtori i Drejtësisë së Posaçme penale Nuredin Dumani; i cili, e denoncoi si të përfshirë: 1- Në vrasjen e vëllezëve Viktor Haxhia dhe Besmir Haxhia në Durrës.
2- Në vrasjen në 2 mars të vitit 2020 të:
a- Z. Dorjan Shkoza.
b- Z. Anxhelo Avdia.
Ai konsiderohet subjekt i lidhur me Agjenturën e Krimit Ordiner që vepron në Pukë; por, edhe si lidhje e z. Arben Muço, i arrestuar për tentativë grabitjeje me armë zjarri (në Fier në vitin 2018).



Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments