top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): PËRDORIMI I ASETEVE RUSE ËSHTË THELBËSOR PËR NEGOCIATAT E PAQES NË UKRAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read
ree

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën dhe presioni në rritje mbi Rusinë u nënvizuan nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) gjatë video-thirrjes së Vullnetarëve”.


Presidentja e Komisionit e shkroi këtë në rrjetin social virtual Iks (X), duke mirëpritur praninë e Sekretarit amerikan të Shtetit Marko (Marco) Rubio në takim.


Ne kemi nevojë për një bashkëpunim të fortë transatlantik. Sepse funksionon”, deklaroi Presidentja von der Leyen, duke vënë në dukje se një pikë qendrore e negociatave është çështja e financimit të Ukrainës, përfshirë përdorimin e aseteve sovrane ruse të bllokuara.


Lidhur me bashkëpunimin midis Evropës dhe ShBA-ës, Presidentja von der Leien (Leyen) iu referua ndikimit të rëndësishëm të valëve të koordinuara dhe të njëpasnjëshme të sanksioneve kundër ekonomisë ruse.


Ato po zvogëlojnë burimet që Rusia ka për të zhvilluar luftën e saj të agresionit. Dhe meqenëse presioni mbetet e vetmja gjuhë ndaj së cilës Rusia përgjigjet, ne do të vazhdojmë ta rrisim atë derisa të ketë një gatishmëri të vërtetë për t'u angazhuar në një rrugë të besueshme drejt paqes.


Ndërsa Evropa dhe partnerët e saj janë plotësisht të përkushtuar për të ndjekur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, mbrëmë Rusia intensifikoi sulmet e saj ndaj Kievit, me raketa dhe dronë që madje shkelën hapësirën ajrore të Moldavisë dhe Rumanisë.


Ky është një tjetër kujtesë se siguria e Ukrainës është siguria e Evropës. Interesat e Ukrainës janë interesat tona. Ato janë të pandashme”, tha Presidentja von der Leien (Leyen).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page