top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTJA E KOMISIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): VETËM KIEVI MUND TË VENDOSË PËR USHTRINË E TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
ree

Luandë, Angolë | Një angazhim efektiv dhe i koordinuar nga Bashkimi Evropian, si dhe prania jonë në Gjenevë, na ka lejuar të bëjmë përparim të mirë në negociatat për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.


Ka ende punë për të bërë, por themelet janë të forta.


Territori dhe sovraniteti i Ukrainës duhet të respektohen dhe vetëm Ukraina mund të vendosë për madhësinë e ushtrisë së saj”.


Kështu tha Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian Ursula von der Leien (Leyen), në një konferencë për shtyp në Luandë.


Është bërë përparim në Gjenevë dhe drejtimi është pozitiv, por ka ende çështje që duhen zgjidhur”.


Kështu tha Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta (Costa), në fund të samitit të jashtëzakonshëm të Bashkimit Evropian në Luandë, në kuadër të samitit BE-Afrikë.


Rusia duhet të ulet në tryezë. Ne duam të fillojmë një proces, por Rusia duhet të ulet në tryezë”, tha kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz), duke folur në Luandë.


Kancelari Merc (Merz) tha gjithashtu se e dinte se paqja në Ukrainë nuk mund të vijë brenda natës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page