top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTI MEDIATIK “IRAN INTERNATIONAL”: DYMBËDHJETË MIJË (12000) VETA U VRANË NË PROTESTAT KUNDËR REGJIMIT ISLAMIK TË AJATOLLAHËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Të paktën dymbëdhjetë mijë (12000) njerëz, shumica nën nën 30 vjeç, janë vrarë në protestat në Iran


Kështu raporton enti mediatik me seli në Londër, “Iran International”.


Sipas këtij enti mediatik opozitar me regjimin islamik të Ajatollahëve (me seli në Londër) kjo është masakra më e madhe në historinë moderne të Iranit, e cila, ndodhi kryesisht në netët e 8 dhe 9 janarit.


Vlerësimi i bordit editorial të entit mediatik “Iran International” bazohet në një analizë ekskluzive të burimeve dhe të dhënave mjekësore dhe publikimi i tij u vonua derisa provat të bashkoheshin; ai u bazua në një analizë shumëfazore të raporteve të lajmeve nga burime të shumta, përfshirë një pranë Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page