top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ORGANIZATA “SAVE THE CHILDREN”: NDALONI SHKELJET E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE NË IRAN; TË MITURIT DUHET TË MBROHEN NGA TË GJITHA FORMAT E DHUNËS DHE DËMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Pas raportimeve nga Kombet e Bashkuara dhe mediat se fëmijë janë vrarë, plagosur dhe ndaluar në Iran, organizata “Save the Children” u bën thirrje autoriteteve iraniane dhe të gjithë atyre që janë përfshirë në protesta që të ndalojnë menjëherë çdo dhunë të paligjshme kundër fëmijëve dhe adoleshentëve dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar.


Të miturit duhet të mbrohen nga të gjitha format e dhunës dhe dëmit. Ata nuk duhet të shënjestrohen, dëmtohen ose ndalohen kurrë për ushtrimin e të drejtës së tyre për të shprehur mendimin e tyre ose për të protestuar në mënyrë paqësore.


Asnjë fëmijë apo adoleshent nuk duhet të detyrohet të jetojë me frikë, të vuajë dhunë ose të humbasë jetën vetëm sepse e kanë bërë zërin e tyre të dëgjohet.


Kjo dhunë duhet të përfundojë menjëherë dhe të gjithë fëmijët e ndaluar duhet të lirohen”.


Kështu tha Drejtor Rajonal i organizatës “Save the Children” për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Evropën Lindore, Ahmad Alhendaui (Alhendawi).


Irani ka ratifikuar Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, e cila, përcakton që arrestimi, ndalimi ose burgosja e fëmijëve duhet të përdoret vetëm si masë e fundit dhe për periudhën më të shkurtër të përshtatshme kohore.


Sipas Konventës, fëmijët duhet të trajtohen me dinjitet dhe t'u lejohet të qëndrojnë në kontakt me familjet e tyre.


Këto detyrime themelore janë të sanksionuara në të drejtën ndërkombëtare dhe duhet të respektohen”, vuri në duke organizata “Save the Children”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page