MBRETËRIA E SPANJËS | DY KALLËZIME PENALE PËR KËNGËTARIN JULIO IGLESIAS; AKUZOHET PËR PËRDHUNIME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Dy ish-punonjëse që punuan në rezidencat e këngëtarit Julio Iglesias në Karaibe, në vitin 2021, e kanë akuzuar këngëtarin spanjoll për sulm seksual.
Zyra e Prokurorit të Spanjës ka hapur një hetim paraprak penal.
Sipas një hetimi të përbashkët trevjeçar nga entet mediatike “elDiario.es” dhe “Univision Noticias”, akuzat penale kanë të bëjnë me një ish-punonjëse shtëpiake dhe një fizioterapiste personale të këngëtarit dhe kompozitorit spanjoll me famë botërore, aktualisht 82 vjeç.
Mediat kanë mbledhur dëshmi nga gra, të cilat, përshkruajnë një mjedis pune të karakterizuar nga kontrolli, ngacmimi dhe terrori.
Sulme seksuale të përsëritura në një klimë kontrolli dhe poshtërimi në ato që përshkruhen si shtëpi terrori, rezidencat e këngëtarit në Punta Kana (Cana), Republika Dominikane, dhe Liford Kei (Lyford Cay), Bahamas, dhe pranë Marbella-s, në Gregun e Diellit (Costa del Sol).
Akuzat penale u bënë nga një ish-punonjëse shtëpiake dhe një ish-fizioterapiste.
E para, e identifikuar me pseudonimin e saj Rebeka (Rebecca); 22 vjeçe kur pësoi abuzimin, tregoi në një intervistë të gjatë se i ishte nënshtruar presionit të vazhdueshëm dhe intensiv për të pasur marrëdhënie jo konsensuale me këngëtarin Iglesias, atëherë 77 vjeç, dhe ishte detyruar të angazhohej në aktivitete seksuale.
“Ai më përdorte pothuajse çdo natë”, tha ajo, deri në atë pikë sa u ndjeva si një robot ose një skllave pa fuqi për t'i rezistuar.
Ajo deklaroi se e la punën me simptoma ankthi dhe depresioni, të cilat, kërkonin trajtim psikologjik.
Ankuesja e dytë, me emrin e rremë Laura, punonte si fizioterapiste personale e këngëtarit Iglesias dhe ishte pjesë e një grupi punonjësesh të njohura si zonjusha të reja.
Ato gëzonin kushte më të mira në shërbimin shtëpiak, por prapë i nënshtroheshin disiplinës së ashpër të brendshme brenda shtëpisë, ku punonjëset përshkruanin ditë pune deri në 16 orë.
Laura raportoi puthje të padëshiruara, prekje dhe marrëdhënie seksuale të pakontrolluara që ndodhën si në plazh ashtu edhe pranë pishinës në vilën e këngëtarit në Punta Kana (Cana).
Sipas enteve mediatike “elDiario.es” dhe “Univision Noticias”, të dy dëshmitë u konsideruan të qëndrueshme dhe të mbështetura nga prova dokumentare, duke përfshirë fotografi, mesazhe në WhatsApp, viza dhe raporte mjekësore.
Gjatë tre viteve të hetimit, gazetarët kontaktuan gjithsej 15 ish-punonjëse, përshkrimet e të cilëve përkonin me një klimë të tensionuar, keqtrajtim të normalizuar dhe izolim për stafin femëror.
Gratë morën këshilla ligjore nga një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Mediat u përpoqën vazhdimisht të kontaktonin këngëtarin Julio Iglesias - i cili që atëherë është tërhequr nga vendi i ngjarjes - dhe avokatin e tij për një përgjigje, por nuk morën asnjë përgjigje.
Një menaxher i burimeve njerëzore, kur u kontaktua, i hodhi poshtë akuzat si të pakuptimta.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments