PALLATI KENSINGTON KONFIRMOI SE PRINCESHA KEIT (KATE) NUK DO TË JETË NË NGJARJEN E 8 QERSHORIT 2024.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 30, 2024
- 1 min read
Londër, Britani e Madhe | Pallati Kensington ka konfirmuar se Princesha e Uellsit nuk do të marrë pjesë në paradën ushtarake më 8 qershor, e cila i paraprin paradës së Trooping the Color për të shënuar ditëlindjen zyrtare të mbretit Karl (Charles) III, pasi ajo vazhdon rikuperimin e saj, pas diagnozës me kancer dhe fillimit të kimioterapisë.
Ky është njoftimi zyrtar
Siç thekson enti mediatik Skai Njuz (Sky News), njoftimi i Pallatit erdhi pasi ditët e fundit kishin qarkulluar disa thashetheme për rikthimin e mundshëm të saj në angazhimet publike pas përmirësimit të saj.
Sipas tabloidit Shtypi i Përditshëm (Daily Mail), së fundmi princesha ishte parë disa herë jashtë shtëpisë së bashku me familjen e saj.
Ndërsa në shtypin lokal të Norfolk-ut, ku ndodhet rezidenca Anmer Hall e Princëve të Uellsit e zgjedhur në këtë periudhë nga princesha Keit (Kate) për shërimin e saj, u shfaq një artikull në të cilin ajo dhe burri i saj Uilliam synonin të bënin pazar në një dyqan ëmbëlsirash.
Tregimi i fundit zyrtar erdhi javën e kaluar kur Pallati Kensington deklaroi se princesha po ndiqte raportet me shkrim të Qendrës së Fondacionit Mbretëror për Fëmijërinë e Hershme, një organizatë vullnetare që ajo sponsorizonte, por një rikthim në skenën publike nuk pritej deri në dhënien e dritës jeshile nga ekipi mjekësor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































