PALLATI I KULTURËS NË BURREL U RINOVUA ME FINANCIMIN E BASHKIMIT EUROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 15, 2024
- 1 min read
Burrel, Mat, Shqipëri | Pallati i ri i Kulturës në Burrel u rinovua nga pushteti vendor me mbështetjen e programit të BE-së “EU4Municipalities”.
Pallati i Kulturës tashmë ofron mundësi të reja, dhe kjo sepse aty ka salla të reja baleti, muzike, teknologjie, dhe një galeri arti.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonxato (Gonzato) ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të Pallatit të Kulturës, së bashku me autoritetet e pushtetit vendor.
“Krenarë tek shohim kontributin e BE-së që përmirëson jetën e komuniteteve në Shqipëri dhe fuqizon të rinjtë për t’u bërë bashkë, për të mësuar dhe përmirësuar aftësitë e tyre”, tha ambasadori i Bashkimit Europian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)















































Comments