NË YJE ZGJIDHJA E ENIGMËS SË SIMBOLEVE ASIRIANE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 23, 2024
- 2 min read
Paris, Francë | Luani, shqiponja, demi, fiku dhe parmenda: pesë simbolet e gdhendura në tempujt e qytetit të lashtë asirian të Dur-Sarrukin (Khorsabad i sotëm në Irak) përfaqësonin pesë yjësi që shërbenin për të riprodhuar tingullin e emrit të mbretit Sargon II, duke e bërë atë kaq të pavdekshëm mes yjeve.
Enigma zgjidhet, 2700 vjet më vonë, nga një studim i botuar në Buletinin e Shoqërisë Amerikane të Kërkimeve Jashtë Shtetit nga asiriologu Martin Worthington, i Triniti Kallixh Dablin (Trinity College Dublin).
Interpretimi i tij mund të shënojë një pikë kthese në debatin shkencor që u hap në fund të shekullit të 19-të, kur pesë simbolet u bënë të njohura për publikun e gjerë modern përmes vizatimeve të bëra nga francezët e angazhuar në gërmime në Lindjen e Mesme.
Nga krahasimi me hieroglifët egjiptianë kuptohej se ato mund të ishin një referencë për sovranin, edhe nëse nuk ishte e qartë se si e përfaqësonin atë.
Z. Uorthingtëun (Worthington) argumenton se pesë simbolet e lexuara në sekuencën e saktë përmbajnë tingujt që përbëjnë emrin asirian të sundimtarit Sargon, i cili mbretëroi nga viti 721 deri në vitin 704 para Krishtit.
E njëjta gjë do të ishte e vërtetë edhe për versionin më të shkurtër të gjetur në disa vende arkeologjike vetëm tre simbole (luan, fik, parmendë).
Për më tepër, përsëri sipas studiuesit, simbolet mund të interpretohen edhe si yjësi (disa ende të dukshme sot, të tjera jo më) të lidhura me hyjnitë Anu dhe Enlil.
“Efekti - shpjegon asiriologu - është vendosja e emrit të Sargonit në qiej për gjithë përjetësinë, një mënyrë inteligjente për ta bërë emrin e mbretit të pavdekshëm.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































