NË TIRANË FILLOI TË MBAHET SAMITI BE-EUROPA JUGLINDORE | LISTA E PJESËMARRËSVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 29, 2024
- 3 min read
Tiranë, Shqipëri | Në Tiranë filloi të mbahet samiti BE-Europa Juglindore (e njohur rëndom si Ballkani Perëndimor).
Në qendër të punimeve të tij do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.
Bashkimi Europian do të jetë në Tiranë, i përfaqësuar nga komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së.
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani nuk do të ketë asnjë përfaqësues.
Si kryeministër i Maqedonisë së Veriut do të jetë i pranishëm në samit z. Talat Xhaferi.
AKT-NJOFTIM
Më 29 shkurt, do të zhvillohet në Tiranë Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.
Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.
Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore.
Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.
Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.
Përshpejtimi i reformave themelore.
Rritja e ndihmës financiare.
BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.
PROGRAMI I PUNIMEVE TË SAMITIT.
Në orën 09:30 udhëheqësit politikë do të mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve.
Kryetari i Këshillit të Ministrave i Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Komisioneri Varhelyi do të mbajnë fjalën e hapjes në orën 09:45.
Në orën 12:00 do të firmosen marrëveshjet.
Kryeministri Rama dhe komisioneri Varhelyi do të mbajnë konferencë për shtyp në orën 12:30.
LISTA E PJESËMARRËSVE NË SAMIT.
1- Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë.
2- Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë.
3- Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi.
4- Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës.
5- Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
6- Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin.
7- Majlinda Bregu – Sekretare e Përgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal.
8- Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s.
9- Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin.
10- Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
11- Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore.
12- Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin.
13- Maja Pishkeviq – Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor.
14- Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB).
15- Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës.
16- Ines Muçostafa – Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
17- Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments