NË SHESHIN E PALERMOS NDODHET NJË VITRINË ME MAKINËN E MASAKRËS SË KAPAÇIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 22, 2024
- 1 min read
Palermo, Itali | Vitrina me makinën Quarto Savona 15, në të cilën udhëtonte eskorta e z. Xhovani Falkone (Giovanni Falcone) në ditën e masakrës së Kapaçit (Capaci) do të ekspozohet në Sheshin Ruxhero Setimo (Piazza Ruggero Settimo), në Palermo, me rastin e festimeve në kujtim të viktimave të 23 majit 1992.
Nisma, e promovuar nga Sindikata Autonome e Policisë, është pjesë e aktivitetit të Ditës së Përkujtimit, gjithashtu do të vendosen tre stenda ekspozite në zonën e këmbësorëve midis statujës së Ruxhero Setimos dhe hyrjes së teatrit Politeama.
“Në orën 10.30 do të bëhet një bekim nga kapelani i policisë Don Massimiliano Purpura.
Kjo do të pasohet nga Heshtja e luajtur nga trumbetistët e policisë dhe më pas një flashmob i animuar nga 120 nxënës të shkollës Capuana Turrisi”, shpjegon Danilo Geraçi (Geraci), sekretari provincial i Sindikatës Autonome të Policisë.
Në masakrën e Kapacit, bashkë me z. Xhovani Falkone (Giovanni Falcone) dhe bashkëshorten e tij Françeska (Francesca) Morvillo vdiqën tre oficerë, konkretisht:
1- Z. Vito Shifani (Schifani).
2- Z. Roko Diçilo (Rocco Dicillo).
3- Z. Antonio Montinaro.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































