top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË IRAN NJË NUSE FËMIJË PËRBALLET ME DËNIM ME VDEKJE NËSE NUK PAGUAN 90 MIJË € GJOBË PËR VRASJEN E BASHKËSHORTIT TË SAJ ABUZIV.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 4
  • 2 min read
ree

Teheran, Iran | Një nuse fëmijë përballet me ekzekutim në Iran për vrasjen e bashkëshortit të saj abuziv, nëse nuk mbledh 10 miliardë tomanë (mbi 90000 euro) për të kompensuar familjen e viktimës deri në dhjetor.


Këtë lajm e raporton gazeta britanike Rojtari (The Guardian).


E mitura Goli Kuhkan (Kouhkan) u martua me një të afërm kur ishte 12 vjeçe.


Ajo ishte 18 vjeçe kur u arrestua për vdekjen e burrit të saj në vitin 2018 dhe u dënua me gjobë për pjesëmarrje në vrasje.


Tani, shtatë vjet më vonë, ajo ka vetëm disa javë kohë për të gjetur paratë, përndryshe do të ekzekutohet.


Sipas organizatës së të Drejtave të Njeriut në Iran, pas vitesh abuzimi, e mitura Kouhkan iku nga burri i saj dhe u kthye në shtëpi, por babai i saj e refuzoi, duke thënë se:

1- E dhashë vajzën time me një fustan të bardhë; e vetmja mënyrë që mund të kthehesh është e mbështjellë me një qefin”.


Disa kohë pasi u kthye te burri i saj, ajo reagoi kur e pa atë duke rrahur djalin e tyre pesëvjeçar dhe thirri një kushëri për ndihmë.


Shpërtheu një sherr në të cilin burri i saj humbi jetën.


E mitura Kuhkan (Kouhkan) i përket një pakice etnike, është grua dhe është e varfër.


Ajo është ndoshta personi më i dobët në shoqërinë iraniane”, tha z. Mahmud Amiri (Mahmood Amiry)-Moghaddam i të Drejtave të Njeriut në Iran (IHR).


Gratë baloçe, dhe gratë në përgjithësi, janë në shënjestër të regjimit. Irani ka numrin më të lartë të ekzekutimeve të grave në botë, me të paktën 30 që nga fillimi i vitit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page