KËSHILLI I SIGURIMIT I OKB-së RIVENDOSI SANKSIONET NDAJ IRANIT PËR SHKAK TË PROGRAMIT BËRTHAMOR | REZOLUTA QË KËRKONTE ZGJATJEN E REVOKIMIT U HODH POSHTË ME 4 VOTA PRO; 9 KUNDËR; 2 ABSTENIME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 20
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Këshilli i Sigurimit i OKB-së i dha dritën jeshile rivendosjes së sanksioneve kundër Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.
Pesëmbëdhjetë vendet refuzuan (me 4 vota pro, 9 kundër dhe 2 abstenime) një projektrezolutë që do të kishte lejuar zgjatjen e heqjes së sanksioneve të dakordësuara në marrëveshjen e vitit 2015.
Kjo do të thotë që sanksionet kundër Iranit do të rivendosen në mesnatë më 28 shtator, përveç nëse arrihet një marrëveshje e minutës së fundit gjatë javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments