IRANI: NUK JEMI MË TË KUFIZUAR NGA DETYRIMET BËRTHAMORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 18, 2025
- 2 min read

Teheran, Iran | “Irani ka deklaruar se tani është i lirë nga të gjitha kufizimet në programin e tij bërthamor”.
Ministria e Jashtme iraniane tha se Rezoluta 2231, e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka skaduar dhe për këtë arsye të gjitha dispozitat dhe kufizimet duhet të anulohen (revokohen) dhe programi i tij bërthamor të hiqet nga axhenda e Këshillit dhe të trajtohet si ai i çdo shteti tjetër jo-bërthamor sipas “Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore” (NPT).
“Nga ky moment, vendi është i detyruar ekskluzivisht nga të drejtat dhe detyrimet e tij sipas NPT-së, pa kufizime të mëtejshme”.
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragçi (Araghchi), në një letër drejtuar krerëve të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, theksoi se Rezoluta 2231 e Këshillit skadoi dhe përfundoi sot, më 18 tetor 2025, duke e quajtur vendimin e fundit të OKB-së për të aktivizuar mekanizmin e rikthimit dhe për të rivendosur sanksionet kundër Iranit të paligjshëm dhe të pavlefshëm, bazuar në kërkesën e paligjshme të “Tre E-ve” (Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania) për dështimin e vendit për t'u pajtuar me marrëveshjen bërthamore që nga viti 2019.
“Sekretariati i OKB-së nuk është një organ vendimmarrës ose interpretues; ai nuk mund të ndryshojë ose zgjerojë efektet ligjore të vendimeve të Këshillit të Sigurimit, as të detyrojë Shtetet Anëtare me deklarata të njëanshme”, tha Ministri Araghchi, i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve “ISNA”.
“Çdo njoftim ose konfirmim nga Sekretariati që nënkupton të kundërtën do të ishte ligjërisht i pavlefshëm dhe do të dëmtonte besueshmërinë institucionale të Kombeve të Bashkuara”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments