top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJIHUNI ME URDHËRIN MË TË RI TË MINISTRIT TË BRENDSHËM BALLA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 4, 2023
  • 1 min read

ree

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë Taulant Balla miratoi urdhrin që lidhet me detyrimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP), dhe të Gardës së Republikës, që të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo, aplikacionin SKY ECC, apo Encro Chat. Bashkëlidhur urdhërit të ministrit Balla gjendet edhe formulari përkatës, ku do të kryhen deklarimet. Ky urdhër ministror vjen në kuadër të masave institucionale që janë duke u ndërmarrë në funksion të pastrimit dhe të vetëpastrimit të strukturave të sigurisë. Çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë përfundimisht nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës”, kumtohet nga një njoftim i publikuar së fundmi. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page