top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NISI REHABILITIMI TEKNIK I NËNSTACIONIT ELEKTRIK TË POGRADECIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 14, 2024
  • 2 min read
ree

Pogradec, Shqipëri | Zv/Kryeministrja, njëkohësisht Ministërja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Administratorin e OSSH, Blendian Dalipi, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve, për fuqizimin e nënstacionit elektrik, i cili, do të ndikojë në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike, për rreth 40 mijë banorë të Pogradecit.

Zv/Kryeministrja Balluku tha: “Ky është viti i parë që ne, pas të gjitha krizave që filluan me tërmetin e 2019 dhe pasuan me pandeminë dhe krizën energjetike, kemi një plan të mirë investimesh. Duke pasur një prioritet për zonat urbane, siç janë qytetet, sigurisht prioritet kryesor mbajnë ato qytete të cilat kanë dhe kapacitete turistike, duke qenë se turizmi ka qenë në vitin 2023 një nga sektorët më të suksesshëm, me 10 milionë vizitorë gjatë vitit dhe presim në 2024 mbi 13 milionë dhe sigurisht këto zona janë në fokusin tonë, siç është Pogradeci, Durrësi, Vlora apo dhe Ksamili. Por, nga ana tjetër, sipas një liste prioritare dalëngadalë ne do të futemi edhe në zonat rurale. Ne kemi një target të qartë që është ulja e humbjeve teknike në rrjet. Askush nuk duhet ta harrojë që i kemi marrë këto humbje teknike në vitin 2013 në nivelin 45% dhe sot jemi më pak se 19%. Synojmë që ta ulim dhe i gjithë plani i punës, gjithë koordinimi që duhet të ketë midis njësive, qoftë të OSSH-së, ashtu dhe të OST-së, në terren është që ne të kontribuojmë për uljen e këtyre humbjeve. Nga ana tjetër edhe modernizimi dhe inovacioni që do të vijë brenda ndërmarrjes ka pikërisht për synim këtë. Sepse me uljen teknike që ne përmendim shpesh duhet pasur parasysh që fillojmë dhe shëndoshim financiarisht kompaninë, duke i dhënë mundësinë kështu për të investuar më tej, qoftë në incentivimin e punonjësve, ashtu siç kemi bërë këtë vit duke rritur pagat me 30%.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page