NDRYSHIMET E REJA NË POZICIONET DREJTUESE TË POLICISË SË SHTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 6, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, bëri ndryshime në strukturat drejtuese të organizatës që ai drejton.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur transferimin dhe emërimin e disa punonjësve të Policisë, në detyra të tjera, si më poshtë vijon:
1- Drejtues Hergis Jica, deri tani shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet në detyrën shef i Sektorit për Çështjet e Koordinimit, në Drejtorinë e EUROPOL-it, në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
2- Kryekomisar Florian Rrasa, deri tani shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, emërohet shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
3- Komisar Learton Haxho, deri tani specialist/instruktor në Sektorin e Trajnimit ndaj të Tretëve dhe Karrierës, në Qendrën e Trajnimeve Taktike Operacionale, në Akademinë e Sigurisë, emërohet shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
4- Drejtues Agim Koçiraj, deri tani shef i Sektorit “Fast Albania”, në Sektorin për Kërkimin “FAST ALBANIA”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë.
5- Drejtues Artur Shira, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet shef i Sektorit “Fast Albania”, në Sektorin për Kërkimin “FAST ALBANIA”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
6- Kryekomisar Akil Kalo, deri tani asistent në zyrën ndihmëse në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
7- Drejtues Afrim Tafa, deri tani zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
8- Drejtues Arben Joco, deri tani drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, emërohet asistent në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments