MË 29 SHKURT 2024 NË TIRANË DO TË ZHVILLOHET NJË TJETËR AKTIVITET NDËRKOMËTAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 28, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Më 29 shkurt 2024, në Tiranë do të zhvillohet një tjetër aktivitet ndërkomëtar, zhvillimi i të cilit, do të jetë i përqendruar në integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Aktiviteteti, i cili do të ketë statusin e një samiti, do të ofrojë mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit, dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.
Të pranishëm do të jenë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Plani i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.
Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore, konkretisht:
1- Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.
2- Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.
3- Përshpejtimi i reformave themelore.
4- Rritja e ndihmës financiare.
5- Bashkimi Europian do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.
09:30 – PRITJE TE PRAGU I DERËS (DOORSTEP), MBËRRITJA E LIDERËVE (Pallati i Kongreseve).
09:45 – FJALËT HAPËSE KRYEMINISTRI RAMA – KOMISIONERI VARHELYI.
10:45 – FOTO FAMILJARE.
12:00 – FIRMOSJA E MARRËVESHJES.
12:30 – KONFERENCË PËR SHTYP.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments