top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MIÇIGAN | FRANÇESK SHKAMBI U VRA ME ARMË ZJARRI; SHKAQET E VRASJES NËN HETIM PENAL PARAPRAK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 18
  • 1 min read
Z. Françesk Shkambi
Z. Françesk Shkambi

Michigan, Amerikë | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Z. Françesk Shkambi, me moshë 44 vjeç, banues në Hauell (Howell) u vra me armë zjarri.


Sipas të dhënave penale paraprake dyshohet se ai ishte i afërm i z. Elvis Shkambi, i cili, u arrestua i konsideruar si i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.


Ai kishte hapur një fushatë GoFundMe për mbledhjen e fondeve në ndihmë të z. Elvis Shkambi dhe të z. Gjon Shkambi.


Ai gjet i plagosur rëndë në verandën e restoranit ku punonte dhe u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte.


Policia vendore arrestoi një të dyshuar, me moshë 65 vjeç, nga Farmington Hills.


Ai nuk ishte vetëm xhaxhai ynë, por ishte si burri i shtëpisë. Ai hynte në një dhomë dhe ishte engjëllor çdo here. Është kaq e pabesueshme për mua që ai nuk jeton më”, tha mbesa e z. Shkambi, znj/znjsh. Marsilda Dakaj.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page